Kronikë

“Më p*rdhunonte kur mami dhe 3 motrat e vëllezërit s’ishin në shtëpi”/ Zbardhet dëshmia e të miturës që u abuzua seksualisht nga babai

Shkruar nga Liberale

“Më p*rdhunonte kur mami dhe 3 motrat e vëllezërit

Është zbardhur dëshmia e vajzës së mitur, e cila ka deklaruar se ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj, që prej moshës 10 vjeçare.

Mësohet se vajza 14 vjeçare në fillim ka folur me psikologen e shkollës, duke denoncuar të atin për marrëdhënie seksuale. Më pas e mitura është marrë në pyetje nga psikologët dhe ka rrëfyer që ka nisur në moshën 10-vjeçare, brenda në shtëpinë e tyre.

Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë lajmëruar policinë, e cila ka prangosur të atin, ndërsa vajza 14 vjeçare po i nënshtrohet ekzaminimeve.

“E ka kryer ne vijimësi për katër vjet kur nuk kanë qenë në shtëpi nëna dhe trë vëllezërit e motrat”, tha adoleshentja.

Nena e saj, e pyetur në polici tha se ‘nuk di asgjë dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë tek bashkëshorti’.

Nga ana tjetër, 48-vjeçari i akuzuar, nuk ka pranuar në polici asgjë akuzë të ngritur nga e bija.

“Absolutisht jo, nuk e kam prekur vajzën asnjëherë”, tha ai para oficerëve të policisë.

Sakaq, pritet ekspertiza nga mjeku ligjor për pretendimete ngritura nga e mitura.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH