Kronikë

“Më futi në një banesë, abuzoi dhe më mbajti peng për disa orë”- Denoncimi i të miturës për 60-vjeçarin në Tiranë

Shkruar nga Liberale
“Më futi në një banesë, abuzoi dhe më mbajti peng

Një 60 vjeçar u arrestua nga policia në Tiranë pas denoncimit për përdhunim nga një vajzë e mitur.

Nga njoftimi i policisë është mësuar se ka qenë vetë vajza 16-vjeçare që e ka denoncuar në polici.

Fillimisht ajo i ka treguar nënës se saj, ndërsa më pas janë drejtuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrap të Tiranës. Vajza pohon se abuzimi nga ana e 60-vjeçarit, ka ndodhur me dhunë rreth 3 muaj më parë, kur ajo ishte 15-vjeçe.

Sipas pretendimeve të vajzës nëpërmjet dhunës 60 vjeçari e ka futur në një banesë ne fshatin Vrap dhe ka abuzuar me të si dhe e ka mbajtur të mbyllur për disa orë.

Sipas ekspertizës mjekoligjore rezulton se vajza është abuzuar seksualisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH