Kronikë

Mbanin kontakte me njerëz të krimit jashtë, izolohen në regjimin ‘41 bis’ dy të dënuarit përjetë, Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha

Shkruar nga Liberale

Mbanin kontakte me njerëz të krimit jashtë, izolohen në

Dy të dënuar me burgim të përjetshëm, Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha, janë futur në regjimin e posaçëm ’41 biss’.

Burime për mediet bëjnë me dije se nga të dhënat që ka siguruar Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve dhe nga verifikimet përkatëse të strukturave ligjzbatuese, janë ngritur dyshime, se këta shtetas kanë patur komunikime dhe mbajnë kontakte me subjekte të krimit jashtë.

Urdhri është ekzekutuar një ditë më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe me aprovimin e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se Anterio Kaloshi është dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku përfshihet edhe Laert Haxhiu, teksa u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu. Kaloshi gjithashtu ka fshehur dhe strehuar Orges Bilbilin, tjetër i arrestuar si një nga autorët e ngjarjes.

Ndërsa Aldo Hoxha akuzohet për vrasjen e Fatbardha Tafës, gjatë tentativës për të grabitur një varëse floriri nga qafa, të cilën i riu e masakroi për vdekje me thikë. Ngjarje kjo e ndodhur më 7 Gusht 2012 pranë Fushës së Aviacionit në Tiranë, ku mbeti e plagosur edhe kunata e Tafës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH