Kronikë

Mashtroi 54-vjeçaren dhe i mori 108 mijë euro, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë- DETAJE

Shkruar nga Liberale

Mashtroi 54-vjeçaren dhe i mori 108 mijë euro, arrestohet

Klevis Berberi, 32 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

32-vjeçari, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro 54-vjeçares, duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo. Pasi është nënshkruar akti notarial për blerjen e pronës, 54-vjeçarja duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që i arrestuari ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizuan operacionin “Banker”.

Në kuadër të këtij operacioni u ndalua me iniciativë shtetasi K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

32-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro shtetases F. M., 54 vjeçe, duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo.

Pasi është nënshkruar akti notarial për blerjen e pronës, shtetasja F. M., duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që shtetasi K. B., ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë.“- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH