Kronikë

MASAKRA në Dobraç/ Vodhi makinën që u përdor për ATENTATIN, autori kyç gojën para hetuesve

Shkruar nga Liberale

MASAKRA në Dobraç/ Vodhi makinën që u përdor për

Janë zbardhur të reja nga masakra në Dobraç ku mbetën të vrarë 4 persona.

Mësohet se dy javë më parë policia ka arrestuar personin që kishte vjedhur makinën tip Range Rover që u përdor nga autorët e krimit dhe u dogj pas vrasjes.

Mjeti rezultoi të ishte vjedhur në Durrës, dhe ishte denoncuar nga pronarët më 17 Prill të këtij viti.

Autori i vjedhjes së makinës është arrestuar në Shkodër dhe është marrë disa herë në pyetje për të treguar nëse ka djeni për rrethanat e vrasjes në Dobraç, por nuk ka pranuar të japë deklarime.

Deshmia e tij, konsiderohet kyçe për policinë e Shkodrës dhe prokurorët e SPAK që po hetojnë çështjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH