Kronikë

“Mami eja!”/ DETAJE nga plagosja në Fier, 40-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga i dashuri i bashkëshortes në sy të fëmijës 10-vjeçar

Shkruar nga Liberale

“Mami eja!”/ DETAJE nga plagosja në Fier, 40-vjeçari u

Detaje të reja dalin lidhur me plagosjen e 40-vjeçarit me iniciale G.H në Fier, i cili u qëllua me armë zjarri nga i dashuri i bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur pesë ditë më parë.

40-vjeçari i plagosur ndodhet aktualisht në spital në gjendje kritike për jetën.

Burime për News 24 bëjnë me dijë se autor i plagosjes është Klement Beqaj, 26 vjeç.

Beqaj ishte në një lidhje dashurie me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Beluli. Ndërkohë që mësohet se çifti ishin në proces divorci.

Mësohet se 40-vjeçari është qëlluar me armë në sy të djalit të tij 10 vjeç. Ka qenë i mituri ai që ka telefonuar të ëmën dhe i ka kërkuar ndihmë.

Referuar burimeve për News 24 telefonata ka qenë e tensionuar, dhe më pas 29-vjeçarja ka shkuar së bashku me të dashurin në lokalin ku gjendej 40-vjeçari.

Duke qenë që çifti ishin në proces divorci, djali qendronte gjatë ditës me të atin dhe në mbrëmje shkonte tek nëna.

Beqaj dhe Beluli më pas janë arratisur. Ata janë shpallur në kërkim prej një jave nga policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH