Kronikë

Makina “plot” me doza kokaine/ kapet “mat” shqiptari në Itali

Shkruar nga Liberale

Makina “plot” me doza kokaine/ kapet “mat” shqiptari

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me disa doza kokainë.

Mësohet se shqiptari është arrestuar në Novara, ku pas kontrolleve të policisë, iu gjetën  112 doza kokainë, me peshë totale 87.7 gramë. I riu shqiptar me banim në Galliate, është arrestuar nga efektivët e Antidrogës në Itali, pas një kohe të gjatë nën mbikqyrje.

Sipas mediave, 22-vjeçari u kap pasi doli nga shtëpia dhe mbërriti me makinën e tij në një parking, ku filloi të shkarkonte kokainën nga makina e tij, duke e ngarkuar në një makinë tjetër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH