Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Fier, në afërsi të Pushimit të Shoferit, ku një çift që lëvizte me motor është përplasur me një makinë.
Shoferi i makinës pasi i ka përplasur nuk ka ndaluar, por është larguar nga vendngjarja, duke lënë në mes të rrugës çiftin.
Sipas informacioneve ata kanë qenë në rrezik për jetën, pasi mund të shtypeshin nga mjete të tjera që kalonin aty.
Po punohet për kapjen e autorit të këtij aksidenti, me kamerat e sigurisë që kanë në bizneset aty pranë aksidentit. Në vendin e ngjarjes është gjetur pasqyra e automjeti që aksidenti çiftin.
Të aksidentuarit janë në moshën 43-vjeç, Albert dhe Gentjana Koleci, të cilët po ktheheshin nga puna për të shkuar në shtëpinë e tyre në Krutje të Poshtme. Bashkëshorti mësohet se ndodhet në gjendje të rendë, kurse bashkëshortja ka thyerje brinjësh.