Kronikë

Gjirokastër, makina e policisë përfshihet në një aksident të rëndë (3 të plagosur)

Shkruar nga Liberale
Gjirokastër, makina e policisë përfshihet në një

Një aksident i rëndë ndodhi në aksin Gjirokastër-Kakavijë ku një automjet i policisë është përplasur me një tjetër mjet. Për pasojë, 3 persona mbetën të lënduar rëndë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në afërsi të lagjes Kordhocë, fshati Lazarat, Bashkia Gjirokastër.
Në automjetin e policisë ndodheshin dy efektive ndërsa përplasja ka qenë frontale duke shkaktuar dëmtim serioz të dy personave të përfshirë në aksident.
Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S.B.

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH