Kronikë

Lushnje/ Zjarr në ambientet e një biznesi, digjet edhe një furgon

Shkruar nga Liberale

Lushnje/ Zjarr në ambientet e një biznesi, digjet edhe një furgon

Një zjarr ka përfshirë ambientet e jashtme të një biznesi me panele diellore në bypassin e Lushnjes.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, në ndihmë të Zjarrfikësve të Lushnjes shkuan edhe Zjarrfikësit e Divjakës, të cilët vunë nën kontroll flakët, duke bërë të mundur mospërhapjen e tyre në ambientet e brendshme të këtyre bizneseve. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, në aksin rrugor Plug-Savër, Lushnjë, ka rënë zjarr në një kanal ku janë djegur disa barishte.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa panele dhe nje automjet tip furgon  i vjetër jofunksional, në një karburant në afërsi të kanalit, i cili prej kohësh ka qenë i mbyllur dhe jashtë funksionit. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë dhe zjarrëfikses është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH