Një person ka rënë në pranga në Lezhë dhe tre të tjerë janë proceduar, pasi lëviznin në qytet, me sasi Cannabisi në automjet, për ta shitur në doza.
Gjatë kontrolleve të kryera 24/7, nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në lagjen “SMT”, është ndaluar automjeti tip “Golf”, i cili drejtohej nga shtetasi K. B., 22 vjeç dhe kishte pasagjerë shtetasit S. K., 19 vjeç, K. B., 22 vjeç dhe S. Sh., 23 vjeç, të katërt banues në Mamurras.
Nga kontrollet, nën sediljen ku ishte ulur 19-vjeçari, është gjetur një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e cila dyshohet se posedohej me qëllim shitjen.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë arrestuan shtetasin Samuel Krosi dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për 3 shtetasit e tjerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.