Kronikë

Vlorë/ Shpërthen bombola e gazit brenda banesës, ka të lënduar

Shkruar nga Liberale

Vlorë/ Shpërthen bombola e gazit brenda banesës, ka të

Një grua ka mbetur e lënduar pasi ka shpërthyer bombola e gazit që gatuante në banesën e saj në Vlorë.

Policia tha se ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, fatmirësisht me dëmtime të lehta për 62-vjeçaren e cila ndodhet në spital.

"Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases R. C., 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve" - sqaroi policia.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH