Kronikë

Kërcet arma në Shkodër. Raportohet për të plagosur, policia sqaron ngjarjen

Shkruar nga Liberale
Kërcet arma në Shkodër. Raportohet për të plagosur,

Nga informacionet paraprake mësohet se është qëlluar me armë një 17-vjeçar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat.

Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit“-njofton policia.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Shkodrës për ndërhyrje të specializuar.

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH