Kronikë

Kërcet arma në Shkodër, identifikohet i plagosuri. Policia sqaron ngjarjen: Tre të arrestuar!

Shkruar nga Liberale

Kërcet arma në Shkodër, identifikohet i plagosuri. Policia sqaron

Një person raportohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Prekalit” në Postribë të Shkodrës, në rrethana ende të paqarta.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt të çastit që ka degraduar në përdorimin e armës.

Forca të shumta të policisë janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e të plagosurit i cili është identifikuar si shtetasi Çelë Shabaj.

Policia/Informacion paraprak

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave "Shqiponja"

Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.

Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.

Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH