Kronikë

Maliq/ 50-vjeçari humb jetën duke pastruar çiften (EMRI)

Shkruar nga Liberale
Maliq/ 50-vjeçari humb jetën duke pastruar çiften (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Zëmblak në Maliq.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 ku 50 vjeçari Taulant Myftarlli ka humbur jetën teksa pastronte armën e gjahut tip “çifte”.

Dyshohet se arma i është shkrepur aksidentalisht.

Për pasojë 50-vjeçari ka humbur jetën. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH