Kronikë

Kush janë katër shqiptarët e bandës së drogës të arrestuar në Itali, Corriere del la Sera publikon emrat

Shkruar nga Liberale

Kush janë katër shqiptarët e bandës së drogës

Mediat italiane raportojnë se një grup kriminal që aktivitet kryesor kishte trafikimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga autoritetet në Itali, ku si rezultat u arrestuan 12 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Corriere del la Sera ka publikuar edhe emrat e të arrestuarve, teksa shkruan se kreu i bandës është 27-vjeçari shqiptar Asad Bashli, i cili rezulton i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.


Të arrestuarit e tjerë shqiptarë janë: Indrit Idrizi, 40 vjeç person i afërt me Bashlin, Gentian Dabati, 40 vjeç, Megi Dabati, 26 vjeç, Altin Abdija, 40 vjeç si dhe një 20-vjeçar, i cili babain e ka maroken dhe nënën nga Shkodra.

Operacioni u zhvillua në muajin mars të këtij viti, në kuadër të së cilit u sekuestruan 1.8 kg kokainë, 1.6 kg marijuanë dhe 190 gram heroinë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH