Kronikë

Kultivuan kanabis dhe mbanin armë pa leje, e pësojnë dy të rinjtë në Vaun e Dejës

Shkruar nga Liberale

Kultivuan kanabis dhe mbanin armë pa leje, e pësojnë dy të

Policia e Vaut të Dejës ka asgjësuar 462 bimë narkotike, në fshatin Hajmel.

Si pasojë, është vënë në pranga një 36-vjeçar. Ky i fundit dyshohet se është kultivuesi.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Rr., 36 vjeç, banues në fshatin Hajmel, i cili po kujdesej për bimët narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.   

Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Hajmel, shtetasin F. K., 69 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu u arrestua edhe një 50-vjeçar, sepse gjatë kontrollit në magazinën e tij, ngjitur me pronën e 36-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri automatik me municion luftarak.

“Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi M. N., 50 vjeç, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij, ngjitur me pronën e 36-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH