Kronikë

Kultivoi 77 bimë kanabis, arrestohet 66-vjeçari në Memaliaj

Shkruar nga Liberale

Kultivoi 77 bimë kanabis, arrestohet 66-vjeçari në Memaliaj

Policia ka vijuar kontrollet për goditjen e kultivimit të narkotikëve.

Së fundmi në një aksion të zhvilluar në Memaliaj, është arrestuar një 66-vjeçar për kultivim të 77 bimëve narkotike kanabis.

Sipas policisë, bimët narkotike të kultivuara në fshatin Toç, janë asgjësuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH