Kronikë

Konflikt brenda familjes/ Babai i ngul thikën të birit në Lushnjë, mbetet i lënduar edhe vetë

Shkruar nga Liberale

Konflikt brenda familjes/ Babai i ngul thikën të birit në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Lushnjë, ku një person ka plagosur me thikë djalin e tij, teksa ka mbetur edhe vetë i lënduar.

Autoritetet policore raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin B. P., 69 vjeç,, i cili ka plagosur me thikë djalin e tij, shtetasin N. P., 39 vjeç. Krimi është regjistruar gjatë një konflikti mes tyre.

39-vjeçari është paraqitur rreth orës 18:00 i plagosur në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjeksore. Gjithashtu, raportohet se po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH