Kronikë

Këta janë të rinjtë nga Kosova që trafikonin armë në Shqipëri me linjë autobusi FOTO

Shkruar nga Liberale

Këta janë të rinjtë nga Kosova që trafikonin armë

Një grup kriminal i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë është goditur nga policia e Tiranës, ku janë sekuestruar 10 pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak.

Në pranga kanë rënë 4 të rinj Blerim Krasniqi 28 vjeç, Benjami Shala 20 vjeç, Edonis Thaçi 25-vjeç Muhamed Krasniqi, 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë, të cilët po i sillnin armët për t’i shitur në Tiranë, në shifrat nga 1500 euro deri në 3000 euro.

Këta janë të rinjtë nga Kosova që trafikonin armë

Të rinjtë u kapën në një vendparkim autobusësh, në Lundër, në kuadër të operacionit të koduar ‘Transportuesi2’.

Dyshohet se Blerim Krasniqi, ka vënë në autobusin me drejtues Edonis Thaçin një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, Blerim Krasniqi, në bashkëpunim me Muhamed Krasniqin, kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH