Kronikë

Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata lë në burg Fredi Belerin

Shkruar nga Liberale

Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën e 12-të në radhë për lirim nga qelia të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Këtë të premte Apeli i Posaçëm vendosi të miratojë këtë vendim, duke lënë kështu në qelitë e paraburgimit Belerin, i cili po gjykohet aktualisht për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.

Beleri është arrestuar prej 12 majit të vitit të kaluar i akuzuar për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit, në të cilat ai mori shumicën e votave në bashkinë e Himarës.

Beleri po ashtu ka kërkuar të kryejë betimin si kryebashkiak i qytetit jugor, por nuk është lejuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH