Kronikë

Kërcet arma në Fushë-Krujë, plagoset 57-vjeçari. Policia sqaron ngjarjen

Shkruar nga Liberale
Kërcet arma në Fushë-Krujë, plagoset 57-vjeçari.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Fushë Krujë.

Sipas policisë në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Artan Goga, 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën” tha policia.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH