Kronikë

Kërcënuan dhe plagosën me armë fqinjin, 3 të arrestuar në Kukës/ EMRAT

Shkruar nga Liberale

Kërcënuan dhe plagosën me armë fqinjin, 3 të arrestuar

Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona, pasi akuzohen se për motive të dobëta kanë kërcënuar dhe plagosur fqinjin. Ngjarja ndodhi në fshatin Shtanë.

Pas hekurave ranë shtetasit Durim Vata (48 vjeç), Safet Vata dhe Julvan Vata, përkatësisht vëllai dhe djali i 48-vjeçarit, të tre banues në fshatin Shtanë.


“Pas njoftimit se në fshatin Shtanë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, e kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundviti”, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:

D. (B). V., 48-vjeç, si dhe S. V., 44-vjeç dhe J. V., 20-vjeç, përkatësisht vëllai dhe djali i 48-vjeçarit, të tre banues në fshatin Shtanë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH