Kronikë

Kapet në flagrancë shitësi i drogës në Durrës, kur pa Policinë ia futi vrapit

Shkruar nga Liberale

Kapet në flagrancë shitësi i drogës në Durrës, kur

Një i ri është arrestuar nga Policia e Durrësit, i cili akuzohet se shiste lëndë narkotike.

Në pranga është vënë shtetasi Luvio Shtora, 30 vjeç, banues në Durrës, i cili është kapur në flagrancë, teksa do të shiste doza kanabisi në zonën e Nishtullës.

Autoritetet raportojnë se 30-vjeçari, në momentin kur konstatoi punonjësit e Policisë tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe u prangos nga forcat Shqiponja.

Gjatë kontrollit fizik, uniformat blu i kanë gjetur një sasi lënde narkotike kanabis e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH