Kronikë

EMRI/ Kapet me doza kokaine gati për shitje, pranga 28-vjeçarit në Tiranë. Ja zonat ku i shpërndante

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Kapet me doza kokaine gati për shitje, pranga 28-vjeçarit

Shtetasi Klejvis Taku 28 vjeç, ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është kapur me doza kokaine gati për shitje në Tiranë.

I riu u prangos në flagrancë teksa qarkullonte me makinë në rrugën “Xhanfize Keko”. Mbi të rëndon vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të mjetit dhe të banesës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 250 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas në zonën e Freskut dhe Xhamllikut. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH