Kronikë

Kapen me kokainë në Tiranë, arrestohen një vajzë dhe një djalë/ EMRAT (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Kapen me kokainë në Tiranë, arrestohen një vajzë dhe

Policia e Tiranë ka arrestuar dy persona në Tiranë, të cilët janë kapur me lëndë narkotike me vete.

Autoritetet policore raportojnë se në kuadër të operacionit policor të koduar “Medusa” janë vënë në pranga shtetasit Ardi Shehu, 32 vjeç, dhe Brisea Kallushi, 34 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

“Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me dy celularë.” – thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet, ka rezultuar se shtetasi Ardi Shehu kishte thyern dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, teksa mbi 32-vjeçarin dhe vepra penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH