Kronikë

Kamioni përplaset me makinën në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit, plagoset shoferi 36-vjeçar dhe nëna e tij

Shkruar nga Liberale

Kamioni përplaset me makinën në aksin rrugorë

Aksident me dy të plagosur në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20, në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit. Nga përplasja e një kamioni me një mjeti, u plagos shoferi dhe nëna e tij.

“Rreth orës 16:20, në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit, kamioni me drejtues shtetasin M. M., 55 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 36 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 36-vjeçari dhe nëna e tij shtetasja L. P., rreth 61 vjeçe (pasagjere) të cilët janë në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaron policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH