Mandarina Çela, gruaja e cila u dhunua 41-vjeçari në mes të rrugës në Korçë, ka rrëfyer në Shqipëria Live përjetimet e ngjarjes së rëndë.
Mes lotësh ajo ka rrëfyer se si pasojë e plagës është qepur me 18 penj në grykë, pasi Ilir Çami, i cili pretendon që kanë pasur një lidhje dashurie, të cilën Mandarina e ka mohuar, e goditi me thikë.
“E shtyva i ra thika në tokë. Më shtriu dhe më hipi sipër që të më therte me thikë. Kishte shumë njerëz në rrugë, por asnjë nuk po ndërhynte të më ndihmonte. Kur thika ishte në duart e mija, vjen një burrë dhe më shpëton. Më humbën ndjenjat dhe u përmenda në spital”, ka treguar ajo.