Tashmë gjithçka është zyrtare. Eni Imami është lojtari më i ri i Vorës. Mbrojtësi u largua vetëm pak ditë më parë nga Flamurtari, teksa do të vazhdojë karrierën në Kategorinë e Parë, këtë herë duke mbajtur veshur fanelën e Vorës.
Lajmin për zyrtarizmin e lojtarit e ka bërë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 31-vjeçari do të jetë një vlerë e shtuar për Klodian Arbrin në pjesën e dytë të sezonit, me skuadrën që ka si objektiv ngjitjen në Superiore.
“Zyrtare! Eni Imami është futbollisti i Vorës
Futboll Klub Vora njofton se mbrojtësi Eni Imami është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 31-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Eni Imami është një lojtarë me përvojë në futbollin Shqipëtar, ku është aktivizuar me ekipe si Tirana, Skënderbeu, Vllaznia dhe Dinamo.
Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen mbrojtësit Eni Imami dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”, ka shkruar Vora.
View this post on Instagram