Kronikë

Jetonte me qira, 27-vjeçarja bie nga kati i katërt i pallatit dhe ndërron jetë në spital. Dyshimet e para!

Shkruar nga Liberale
Jetonte me qira, 27-vjeçarja bie nga kati i katërt i pallatit dhe

Një 27-vjeçare ka rënë nga kati i katërt i një pallati mbrëmjen e shkuar në Kamzë. E reja ka ndërruar jetë sot në spital. Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, e cila sipas policisë po hetohet.

Nga hetimet paraprake dyshohet që nuk ka rënë aksidentalisht. Policia po merr në pyetje të afërm të vajzës, nëse e reja ka pasur probleme me depresionin. 27-vjeçarja jetonte me qira në banesën ku ndodhi incidenti.

“Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën “Teuta”, ka rënë nga lartësia e një pallati 4 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital. Janë kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH