Kronikë

Itali/ Hodhi drogën nga makina dhe u largua, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Liberale

Itali/ Hodhi drogën nga makina dhe u largua, arrestohet 26-vjeçari

Oficerët e komisariatit të Civitavecchias në Itali, në kuadër të Shërbimit të Kontrollit të Territorit, kanë arrestuar një 26-vjeçar shqiptar pasi dyshohej se ai po transportonte drogë me makinën e tij.

Gjatë postbllokut, patrulla urdhëroi të ndalonte makinën, e cila u largua pas një manovre të shpejtë. Gjatë ndjekjes, policia ka vënë re se i riu shqiptar teksa po drejtonte makinën, hodhi nga dritarja një çantë shpine dhe një kuti, të cilat u zbuluan menjëherë.

26-vjeçari u kap më pas nga policia falë ndërhyrjes së një patrulle tjetër, ndërsa u zbuluar se brenda çantës së shpinës dhe kutisë, policia gjeti blloqe të shumta kanabisi me peshë totale 2.2 kg.

Atij po ashtu iu gjetën 5 fishekë të kalibrit .22 të fshehura në një çantë të vogël dhe 457 euro, dyshohet të përfituara nga shitja e drogës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH