Kronikë

Ishin "tapë” në timon, arrestohen dy shoferët në Vlorë

Shkruar nga Liberale

Ishin "tapë” në timon, arrestohen dy shoferët në

Dy shoferë janë arrestuar këtë të enjte në Vlorë, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Në pranga kanë rënë një 36- vjeçar dhe një 38-vjeçar.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

36- vjeçari, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar dëme materiale;

38- vjeçari, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur’,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH