Një shtetas suedez ka ndërruar jetë ditën e sotme në një nga plazhet private në lagjen nr.1 të Sarandës
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.00 të ditës së sotme, kur Benet Old Tixer 73 vjec nga Suedia, pasi është futur në ujë, disa minuta më pas ka humbur ndjenjat.
Pushues të tjerë në vendin e ngjarjes i kanë dhënë ndihmën e parë deri sa ka mbërritur autoambulanca. Edhe pse është transportuar drejt Spitalit të Sarandës, 73-vjecari ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake bëjnë me dije se dyshohet që 73-vjecari të ketë pësuar arrest kardiak.