Viktimat janë dy djemtë e moshës 18 dhe 24 vjeç, Idris Kreshpaj dhe Rida Sidrine.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës në Vignola, në provincën e Modenës. Tre të rinj të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.
Dy të rinjtë që humbën jetën mbrëmë në aksidentin tragjik rrugor: Idris Kreshpaj, vetëm 18 vjeç me origjinë shqiptare, ka lindur në Pavullo dhe jetonte me familjen në Marano. Rida Sidrine , 24 vjeç, me origjinë marokene, por banues në Modena, banonin gjithashtu në të njëjtën ndërtesë . Dy djemtë ishin fqinjë dhe miq prej kohësh, siç raportohet nga Resto del Carlino.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinjtë e tjerë (17 dhe 23 vjeç) që ndodheshin në makinë, të cilët kanë pësuar fraktura dhe të nxira. Pas disa orësh të kaluar në urgjencën e spitalit Baggiovara, ata dolën me një prognozë prej 40 ditësh secili.