Mbarë opinioni publik, jo vetëm Fshati Kurjan i Roskovecit është tronditur këtë të martë pasi dy vëllezërit Lavdërim dhe Gramoz Kurtaj janë vrarë me armë nga bashkëfshatari i dtyre Altin Kuka 49-vjeç, ndërsa ndodheshin në lokalin e tyre duke pirë kafe. Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë një sherr mes fëmijëve të autorit dhe njërit prej viktimave.
Dëshmitë e banorëve
Por siç thonë edhe banorët e zonës asgjë nuk mund ta jutifikojë atë që ndodhi. Sipas banorëve autori dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, madje kanë patur edhe marrdhënie të mira.
Një banor tha se "autori ishte shok me viktimat. Para një jave u kishte ardhur vëllai nga Amerika dy viktimave, kemi qëndruar aty. Asgjë nuk e justifikon veprimin. Rrinim aty. Është një fshat që është parë nga të gjitha vlerat që ka pasur, të gjitha traditat”.
Ndërsa një tjetër shton: “Hanin e pinin bashkë, nuk e di si mund të ketë qenë muhabeti, se si ka lindur. E di që kanë pasur marrëdhënie tepër shoqërore. Viktimat me njëri-tjetrin, ishin vëllezër, por njëri nga këta ishte dhënë për adoptim te xhaxhai”.
“Dy vëllezërit ishin model i shoqërisë, kishin biznese dhe ishin bamirës për Kurjanin dhe Roskovecin. Edhe autori ishte bashkëfshatari jonë, s’dimë çfarë të themi”, tha njëri nga banorët e zonës.
Pas ngjarjes autori është vetëdorëzuar në polici ku ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë por ka pranuar motivin e ngjarjes.
Ajo që mbeti pas ishin lot trishtimi, dhe thirrjet e pafajshme të një fmije i cili këkronte babain e tij pas tragjedisë.
Policia, reagimi për ngjarjen:
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.