Kronikë

Ish-partneri e plagosi dhe tha se nuk i kthente borxhin, versioni i 30-vjeçares: Më kërkoi marrëdhënie sek*suale…

Shkruar nga Liberale

Ish-partneri e plagosi dhe tha se nuk i kthente borxhin, versioni i

Mandarina Çela tha se nuk ka pasur asnjë lidhje jashtëmartesore me 41-vjeçarin Ilir Çami. Ajo gjithashtu shprehet se nuk i ka marrë lekë borxh Çamit. Në një deklaratë, e plagosura tregoi se ish-partneri i kërkoi marrëdhënie seksuale.

Mandarina Çela ra pre e dhunës dhe përndjekjes së 41 vjeçarit paraditen e së mërkurës. Autori, Ilia Çami, 6 muaj pasi doli nga burgu, ku vuajti dënimin për përndjekje, plagosi me thikë në fytyrë, fyt dhe krah, Manderina Çelën, nënë e 3 fëmijëve.

Në një rrëfim për mediat, 30-vjeçarja mohoi të ketë pasur lidhje intime me agresorin ndërsa theksoi se ai e përndiqte prej kohësh.

“Nuk kam patur asnjë lidhje me të, siç thonë mediat. Janë gënjeshtra. Nuk kam patur asnjë lidhje me të, atë ditë qe ndodhi ngjarja isha tek nipi në spital, erdhi me ndoqi. Sapo dola, ai me preu rrugën dhe i thashë” Mos me ndiq, nuk kam të bëj më ty. “

Më kërkoi diçka që nuk e them dot këtu. Po, Më kërkoi marrdhenie seksuale.  Dhe kafe. I thashe nuk vij. E shtyva me duart e mia. Nxori thikën e tha do të të therr. Vendosi thikën në grykë, e shtyva, i ra thika poshtë, me shtriu përtokë, do të të therr tha. E mbajta. Në momentin që kreu krimin, ngrinte kokën dhe shihte dikë. Nuk e ke priste, me ke do me thërrte. Nuk kam folur fare, me ka ndjekur tre vite, me ndiqte nga pas, nuk me linte, unë me burrin, ai pas. Shkoja denoncoja në polici. E nxirrnin në darkë. Donte të më shkatërronte familjen”, tha Mandarina Çela.

E pyetur nëse ka patur lidhje dashurime me Ilir Çamin dhe nëse i ka marrë 5 milion lek, Mandarina Çela tha se nuk është e vërtetë.

“Jo, fare. Është gënjeshtrat. Unë nuk i kam marrë lek. Burrin emigrant unë, djali emigrant. Janë të gjithë gënjeshtra. Hapte Facebook në emrin tim, në emrin e tij, foton e tija, i shkruante njerëzve. Nuk e kam unë I thoja njerëzve. Me ka turpëruar. Me këtë që bëri ndihem e frikësuar. Me këtë që bëri kam frikë. Jam e tronditur. Të shohësh një burrë të të shtrijë në rrugë, me thikë. Nuk kam qenë e lidhur. As e lidhur, as lek nuk i kam marrë”, shtoi ajo. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH