Kronikë

Ilir Beqaj nxjerr paratë, ofron 50 milionë lekë me dal nga burgu. Vartësi i tij shet makinën!

Shkruar nga Liberale
Ilir Beqaj nxjerr paratë, ofron 50 milionë lekë me dal nga burgu.

Ashtu si ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, edhe bashkëpunëtori i tij, Ermal Kurtulaj ka kërkuar liri me kusht.

Ndërsa Beqaj ka ofruar të vendosë si garanci 50 mijë euro, Kurtulaj ka vetëm të ardhurat e shitura nga makina e tij, të cilat është i gatshëm që t'ja vendosë në dispozicion gjykatës si garanci pasurore.

"Sapo kam shitur një "Audi Q7", mund ta vendos shumën e parave si garanci pasurore," tha ai ndër të tjera.

Në seancë i pranishëm ishte edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ndërkohë që verdikti do jepet nga gjyqtarja Rudina Palloi./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH