Policia e Durrësit po punon për kapjen e autorëve, të cilët i kanë vënë zjarrin 2 automjeteve në lagjen nr.13 në Durrës.
Sipas policisë, njëri prej dy automjete është djegur plotësisht, ndërsa automjeti tjetër pjesërisht.
Njoftimi i policisë:
“U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se i kanë vënë zjarrin dy automjeteve, njëri prej të cilëve është djegur plotësisht, ndërsa tjetri pjesërisht. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.