Kronikë

I vunë tritol në derën e shtëpisë, flet pronari: Pamë një njeri të maskuar, hodhi lëndën plasëse dhe iku me vrap

Shkruar nga Liberale

I vunë tritol në derën e shtëpisë, flet pronari:

Fillip Dodaj, pronari i banesës ku u vendos tritol në Vaun e Dejës, ka folur për mediat pas ngjarjes, duke treguar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e di kush mund të jetë autori i kësaj ngjarjeje. 

Ai tha se nga kamerat e sigurisë ka parë se tritolin në derën e shtëpisë ia ka vënë një person i maskuar, i cili ishte i vetëm dhe më pas është larguar në këmbë.

Intervista e Dodajt për mediat:

Ju a keni pasur ndonjë problem, ndonjë shqetësim?

Dodaj: Asnjë. Asnjëlloj problem me asnjë njeri.

Nuk ke dyshime?

Dodaj: Për asnjë njeri.

Cili është aktiviteti yt, me çfarë merresh?

Dodaj: Unë jam punëtor për një firmë.

Me kë jeton në shtëpi?

Dodaj: Babën dhe gruan.

Fëmijët?

Dodaj: Janë jashtë.

Lidhet me biznesin?

Dodaj: Jo, s’ka lidhje me biznesin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH