Kronikë

I vihet tritoli agjencisë funerale në Shkodër, pista e hetimit! Detajet e para

Shkruar nga Liberale

I vihet tritoli agjencisë funerale në Shkodër, pista e hetimit!

Një sasi eksplozivi shpërtheu nëorët e paea të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës.

Paraprakisht mësohet se objektivi ishte një agjenci funerale e cila sapo ishte hapur, teksa nuk u regjistruan të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e këtij subjekti. Shpërthimi sipas policisë vendore u dëgjua rreth orës 03:20, kurse agjencia është në pronësi të Flora Firza, e cila gjithashtu po merret në pyetje për dyshimet që ka.

Persona të paidentifikuar dyshohet se janë afruar të maskuar duke vendosur tritolin dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Pista e parë e hetimit mbetet ajo e konkurrencës, teksa Policia ndodhet në vendngjarje për shoqërime, mbledhje provash dhe dëshmish, si dhe ndjekjen dhe kapjen e autorëve të krimit.

"Rreth orës 03:20, në lagjen "Skenderbeg", në derën e një agjencie funerale në pronësi të shtetases F. F., (Flora Firza) është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", thuhet në njoftimin zyrtar paraprak të policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH