Kronikë

I vihen prangat të riut që përplasi për vdekje 52-vjeçarin me “Range Rover” në Fier

Shkruar nga Liberale

I vihen prangat të riut që përplasi për vdekje

Policia e Shteti ka shpërndarë për mediat njoftimin e se ka arrestuar 20-vjeçarin i cili përplasi mbrëmjen e djeshme në Fier me automjetin që drejtonte, 52-vjeçarin Dritan Gjinaj.

Si shkak i plagëve të marra Dritan Gjinaj humbi jetën në spital.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, ku automjeti me drejtues shtetasin B. H. përplasi shtetasin D. Gj., 52 vjeç, i cili humbi jetën në spital, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 20 vjeç, banues në Mbrostar Ura”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH