Globi

I veshur si polic qëllon me armë ndaj kongresmenëve të Partisë Demokratike, dy të vdekur

Shkruar nga Liberale

I veshur si polic qëllon me armë ndaj kongresmenëve të

Melissa Hortman dhe John Hoffman

Një burrë i veshur si oficer policie qëlloi dy kongresmenë të Minesotës dhe bashkëshortet e tyre. Viktimat ishin senatori John Hoffman dhe përfaqësuesja Melissa Hortman. Të dy janë anëtarë të Partisë Demokratike Amerikane. Hortman dhe bashkëshorti i saj Mark vdiqën në spital, ndërsa gjendja shëndetësore e Hoffman nuk dihet ende, pasi së fundmi doli nga salla e operacionit me gruan e tij.

Sipas CNN, policia po kërkon një burrë që mbante veshur një jelek antiplumb. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, e quajti sulmin "një akt tragjik dhune politike". 

I dyshuari është në arrati, i armatosur dhe i rrezikshëm sipas policisë. Sipas identitetit të publikuar, sulmuesi është i bardhë me flokë ngjyrë kafe dhe i veshur me një jelek të zi antiplumb mbi këmishë. Policia amerikane tha se burri mund të jetë ende duke u paraqitur si oficer policie, ashtu siç bëri me dy politikanët demokratë. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH