Kronikë

I vendosi pistoletën në gojë dhe…/ Kush është 37-vjeçari që kërcënoi gjyqtaren Saida Dollani duke i rrahur bashkëshortin (EMRI)

Shkruar nga Liberale

I vendosi pistoletën në gojë dhe…/ Kush është

Është arrestuar në Gjermani Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, i cili dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar.

Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, dyshohet se dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani duke e shtrirë në tokë e duke i venë pistoletën në gojë si dhe duke e kërcënuar për ta vrarë për shkak të detyrës së bashkëshortes së tij.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar si autor i këtij sulmi ndaj bashkëshortit të Dollanit, Fabio Ballabani.

37-vjeçari  ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohen në bashkëpunim me partnerët gjermanë operacion i koduar “Para drejtësisë.”

Operacioni u realizuan falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë me Interpol Wiesbaden/Gjermani, nëpërmjet Interpol Tiranës.

Në kuadër të operacionit është arrestuar në Gjermani shtetasit:

– F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë,  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”

Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar. Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar si autor i këtij sulmi shtetasi F. B., alias F. Z.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH