Kronikë

I shpallur në kërkim nga Gjermania për drogë, arrestohet në Itali i riu shqiptar

Shkruar nga Liberale
I shpallur në kërkim nga Gjermania për drogë, arrestohet

Një 24-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim nga shteti gjerman për kokainë është arrestuar nga policia në Itali.

Shqiptari identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije se është arrestuar në zonën e njohur si Modena.

Sipas mediave vendase ai kërkohej për një ngjarje të ndodhur në 13 shkurt, ku gjatë një kontrolli rrugor, në furgonin tip “Fiat Fiorino”, policia gjermane gjeti dhe sekuestroi 3.4 kg kokainë të fshehura.

Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në burgun “Sant’Anna” në Modena në pritje të nisjes së procedurave të ekstradimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH