Një i ri është hedhur nga lartësia e një pallati në Elbasan.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, në lagjen “Çlirimi”. Shtetasi B. M., rreth 36 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetë-hedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.
Më pasi ai u transportua me ambulancë, në spital, për asistencë mjekësore.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.