Kronikë

Dhunimi për vdekje i Egli Progës, i afërmi hedh akuza për gjobvënie. Ja pistat që po heton prokuroria

Shkruar nga Liberale

Dhunimi për vdekje i Egli Progës, i afërmi hedh akuza për

Akuza që hodhi i afërmi i viktimës në lidhje me gjobvëniet dyshohet të jetë motivi që ka çuar Denis Meçen të rrahë për vdekje Egli Progën, raporton ABC News.

Kjo është edhe njëra nga pistat që po hetohet nga prokuroria, ndërkohë veprimet hetimore do të mbledhin fakte të tjera për dosjen, ku do të merren dhe dëshmi nga persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. Policia po heton ndërkohë në disa pista përfshirë edhe gjobvënien.

Pista e dytë që do të hetohet është shtrëngim për dhënie pasurie me pasojë vdekjen, thonë burime nga akuza, por dosja nga policia e Pogradecit ka ardhur për vrasje nga pakujdesia dhe kjo u përdor për vendosjen e masës së arrestit në burg për autorin Denis Meçe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH