Kronikë

I moshuari i jep fund jetës duke pirë fotoksinë, policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në një fshat të Pukës

Shkruar nga Liberale

I moshuari i jep fund jetës duke pirë fotoksinë, policia sqaron

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës pasditen e kësaj të hëne në Pukë, duke konsumuar fotoksinë. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gojan i Vogël.

“Mbasditen e sotme, shtetasi N. N., 71 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, Pukë, dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar të moshuarin drejt aktit ekstrem, sakaq grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH