Kronikë

I moshuari gjendet i varur në banesë, policia sqaron ngjarjen

Shkruar nga Liberale
I moshuari gjendet i varur në banesë, policia sqaron ngjarjen

Një 74-vjeçar është gjetur i varur këtë mëngjes në fshatin Shëmrizë të Gramshit, njoftoi policia. Sipas bluve, dyshohet se në kushte depresioni, i moshuari i ka dhënë fund jetës.

“A. B., 74 vjeç, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur. Nga këqyrja paraprake e trupit të 74-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njoftoi policia.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit, shtuan të njëjtat burime.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH