Kronikë

I mori jetën nënës së tij/ Gjykata vendos burg pa afat për 62-vjeçarin, do të shtrohet në spital psikiatrik

Shkruar nga Liberale

I mori jetën nënës së tij/ Gjykata vendos burg pa afat

Gjykata e Lezhës ka vendosur që 62-vjecari Arsen Dani, i cili të hënën masakroi me thikë nënën e tij Gjylie Dani do të qëndrojë në burg pa afat. Burime për mediet bëjnë me dije se ai do të shtrohet në një spital psikiatrik, ku do të marrë trajtimin e duhur. 

62 vjeçari 4 ditë më parë masakroi me thikë nënën e tij të moshuar, 88-vjeçaren Gylije Dani, brenda apartamentit ku jetonin ne lagjen “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.

Dani ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës.

“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, mësohet se ka deklaruar 62-vjeçari para hetuesve. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH