Kronikë

I mori jetën nënës së tij, 62-vjeçari nga Lezha "shokon" me dëshminë: Kam vrarë 2 mijë veta, por s’më beson njeri!

Shkruar nga Liberale

I mori jetën nënës së tij, 62-vjeçari nga Lezha

Zbardhet dëshmia e Arsen Danit, 62-vjeçarit, i cili ditën e djeshme vrau me thikë nënën e tij në Lezhë.

“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, mësohet se ka deklaruar 62-vjeçari para hetuesve.

Ngjarja e rëndë tronditi dje Lezhën dhe mbarë opinionin publik, ku Arsen Dani masakroi me thikë nënë e tij të moshuar, 88-vjeçaren Gylije Dani, brenda apartamentit ku jetonin ne lagjen “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.

62-vjeçari ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH